Wine - Cigar - Liquor

Cili vend është më i famshëm për çokollatë?

Nëse jeni çokollatadashës i çmendur, në udhëtimin tuaj të radhës në Europë, nuk duhet të humbisni kurrsesi asnjë prej shteteve të mëposhtme, në rast se nuk e keni parë ende:

  1. Birmingem, Britani

Cadbury’s World është një prej dyqaneve-muze më të famshëm të shitjes së çokollatave në Britani. Kjo qendër e sheqerosur, siç i referohen vendasit, mund të gjendet fare lehtësisht edhe duke përdorur transportin publik. Turistët që e vizitojnë këtë dyqan-muze mësojnë në lidhje me historinë e prodhimit të çokollatës dhe të llojeve të ndryshme që ekzistojnë në Britani, që nga vitet e para të prodhimit e deri në ditët e sotme.

  1. Londër, Britani

Për të gjithë ata që kërkojnë krijime të veçanta të bëra me çokollatë, në Angli nuk mund të jepej një emër tjetër përveçse Paul A. Young, i cili njihet si një prej mjeshtërve më të mirë të çokollatave në dyqanin e tij të vogël në cep të rrugës në Soho.

3. Bruksel, Belgjikë

Brukseli njihet për dyqanet e shumta të çokollateve gurme. Për të gjithë çokollatadashësit, Muzeu i Kakaos dhe Çokollatës (Museum of Cocoa and Chocolate) ofron shumëllojshmëri shijesh.

4. Paris, Francë

Parisi është shtëpia e shumë prej mjeshtërve të çokollatës dhe një prej qyteteve për të provuar disa prej çokollatave me shijen më delikate në të gjithë botën. Saint-Germain-des-Pres njihet për dyqanet e tij artizanale, ku ju mund të përzgjidhni çokollata të shijeve të ndryshme që nuk i gjeni në vende të tjera.

Gjenevë, Zvicër

Zvicra konsiderohet si një nga thesaret ndërkombëtare në botë në prodhimin e çokollatës. Ajo njihet nga kushdo për cilësinë e çokollatave që prodhon me në krye qytetin e Gjenevës. Auer është një nga dyqanet më të vjetra të ëmbëlsirave që datojnë në vitin 1939, ku një prej çokollatave tradicionale dhe më të kërkuara edhe sot është ajo me bajame të mbuluara me çokollatë, e cila ka mbishkrimin e Princeshë Amandës.

Dhurata Premium 1 për Ju

Open chat
Përshëndetje, nese keni pyetje na kontaktoni