Mund ta shijoni nëse i keni 7.728 euro për një copë.
Çdo bonbone është e mbuluar me grimca ari, kurse “krijuesi” i çokollatës, portugezi Daniel Gomes, ka deklaruar se kjo çokollatë në pamje të diamantit, ka arritur të futet në librin e rekordeve “Guiness” si më e shtrenjta në botë.
Kutia me të cilën është e mbuluar kjo çokollatë ka formë të kurorës me 5.500 kristale Swarovski.