Wine - Cigar - Liquor

Raki rrushi origjinale si një traditë e vjetër

Nga distilimi tradicional i mushtit lind rakia. Paraqitet trasparente e kristaltë me reflekse të arta.
Në shije ndihet e butë, elegante, e përqëndruar dhe e qëndrueshme. Është një produkt që këshillohet të konsumohet në fund të vaktit, ose siç shoqërohet në vendin tonë, si shoqërues i ushqimeve (mezeve) 

Si behet rakija ?
Mblidhet rushi nga hardhia. Me pas fillon proçesi i shtypjes se rushit. Rushin e shtyp me kembe ose makineri. aRushin e shtypur e grumbullon ne nje fuçi ( hekuri ose dhe plastike) dhe e le aty brenda pa e mbyllur plotesisht dhe hermetikisht kapakun, ne kte gjendje do qendroje disa dite derisa te afrohen mizat e rakise qe te kryejne fermentimin. Gjat ktyre 3-4 diteve ku kan hyre dhe mizat e kan bere punen e tyre duhet ta trazosh me ndonje dru 2 here ne dite.
Pastaj ne ditet ne vijim fuçise i mbyllet kapaku hermetikisht qe te mos mari apo te nxjerri ajer dhe 1 here ne dite duhet te hapet kapaku dhe te trazohet me drurin qe thash me lart, pasi trazohet shpejt e shpejt mbyllet kapaku perseri hermetikisht (kjo behet per arsye se rrezikon te shpertheje fuçia si bombe nqs nuk hapet te pakten 1 here ne dite) .
Ne kte gjendje do qendroje minimumi 2 jave, kjo eshte dhe ne varesi te kohes sepse nese eshte nxehte mjaftojn 2 jave dhe nese eshte fresket duhet lene me shume.
Pasi kemi aritur ne fund te dy-javshit bejm gati kazanin ku do zihet rakia. Kazani duhet te jete mundesisht i gjithi prej bakri qe te dali raki e cilesis se larte.
Mbushim kazanin (kazani dihet qe eshte i perbere nga 2 pjeset kryesore + tubin ku del rakia ), pra mbushim pjesen e poshtme te kazanit deri ne 10 cm afer buzes, pastaj e cojm te vendi ku eshte ndezur zjarri, e montojm kazanin duke i vene pjesen e siperme dhe e izolojme me brum ne pjeset qe lidhet kazani posht dhe pjesa siper. Me pas i vendosim dhe pjesen e tubit edhe kte e izolojme me brum ne vendin ku lidhet me kazanin. ( tubi eshte i lidhur me nje zorre uji ku uji rrjedh vazhdimisht ne njeren ane futet dhe del ne anen tjeter.
Duhet treguar kujdes kur zjarri behet me drunj sepse duhet te jet konstant gjat zierjes se rakise (tani rakin e ziejn edhe me furnella me gaz). Pas disa minutash fillon te pikoje nga tubi rakia, pika e pare quhet dhe eshte ne nje gradacion shum te larte ne fillim pastaj duke kaluar koha duke u zbutur gradacioni. Gjithmon do e provosh her pas here rakine per te pare se sa e forte eshte sepse pas 2 oresh arin deri aty sa ska me gradacion alkoli dhe del si uje. E gjithe rakia qe del duhet mbledhur ne nje ene te madhe qe ne fund fare pasi te mbaroj e gjitha ( 8 kazane ndoshta gjithsej ) te perzihet qe te ket te njejten grade alkoli. Duhet vazhdimisht ta kontrollosh qe mos e besh te dobet.
Pasi ke mbaruar zierjen e kazanit te pare, e hap kazanin dhe shkon diku qe te derdhesh bërsin (rushin e ngelur ne kazan nga zierja). Pastaj duhet te lash me uje dhe te pastrosh brumin e ngelur nga izolimi qe i bem ne fillim kazanit dhe pasi e ke lare dhe pastruar mire behesh gati te mbushesh kazanin e dyte … e kshu me radhe derisa te mbaroj komplet fuçia qe ishte me rush.

Dhurata Premium 1 për Ju

Open chat
Përshëndetje, nese keni pyetje na kontaktoni