Wine – Cigar – Liquor

Ku dhe si të blini verën e mirë?

Premium1 – Tabaco Store

Të zgjedhësh një shishe verë nuk është gjithmnonë aq e lehtë. Ja disa këshilla të vlefshme për ta njohur më mirë verën.

Etiketa

Hapi i parë për të zgjedhur një shishe vere është leximi i etiketës. Aty përfshihet lloji i rrushit, viti, përqindja e alkoolit, përmbajtja e sulfiteve dhe informacione të tjera specifike të verës. Nëse në etiketën e verës shkruhet “Rezervë”, kjo do të thotë se vera i është nënshtuar një procesi më të gjatë maturimi. Për verat italiane ka edhe një klasifikim të rëndësishëm. Nëse shihni në etiketë këto akronime, kuptimi është ky:

  • Vino da tavola – Verë e prodhuar në mënyrë amatore, pa marrë parasysh stadet shkencore të prodhimit të verës.
  • IGT – Indicazione Geografica Tipica. Nuk jep informacion për llojin e rrushit por jep një garanci më shumë për origjinën gjeografike të verës.
  • DOC – Denominazione di Origine Controllata. Është klasifikimi më i përdoror nga verat italiane. Janë 330 lloje verash që e kanë fituar këtë çertifikatë për standardet e prodhimit.
  • DOCG – Denominazione di Origine Controllata e Garantita. Kjo është shkalla më superiore e çertifikimit të një vere. Do të thotë se në prodhimin e verës janë plotësuar të gjitha kushtet e nevojshme me cilësi maksimale. Disa nga verat e famshme që kanë çertifikimin DOCG janë Brunello di Montalcino, Amarone di Valpolicella, Primitivo di Manduria, Barolo dhe disa lloje të Montepulciano d’Abruzzo.

Vjetërsia

Shpesh herë, për verën thuhet “sa më e vjetër aq më e mirë”. Kjo është pjesërisht e vërtetë. Jo të gjitha verat e kuqe janë prodhuar për të pasur një jetëgjatësi. Maturimi është proces shumë i nevojshëm, por shumë nga verat i humbasin karakteristikat e tyre pas 10-12 vitesh në shishe. Janë vera të veçanta ato që respektojnë një sërë parimesh enologjike, të cilat durojnë për dhjetra vite. Ndërsa për verat e bardha është histori krejt tjetër. Vera e bardhë i humbet të gjitha vlerat dhe madje prishet nëse kalon një periudhë pesë vjeçare.

Dhurata Premium 1 për Ju

Open chat
Përshëndetje, nese keni pyetje na kontaktoni